Apartamente në shitje

Në njërën nga perlat më të bukura të bregdetit shqiptar, në qytetin e Sarandës, shiten 4 banesa madhësish të ndryshme. Që të gjitha banesat janë të gatshme për shfrytëzim dhe të pajisura me mobile e inventar përkatës. Banesat ndodhen në rrugën kryesore, në dalje të Sarandës për në fshatin Ksamil, me plazhet fantastike dhe për në Butrintin antik me një qendër të rrallë arkeologjike.

Objekti banesor me këto banesa të reja që gjenden në katin e parë është ngritur në vitin 2012 në përputhje të plotë me planin urbanistike. Që të gjitha banesat kanë tapi pronësie, të lëshuara nga organet përkatëse të qytetit të Sarandës. Ndërkaq objekti banesor ka një pozitë tejet tërheqëse në njërën anë përshkohet nga lumi që vjen nga burimi i Syrit të kaltër dhe në anën tjetër ne largësi jo më të madhe se 200 metra plazhi i bregdetit Jon. E gjithë kjo, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje i jep kësaj pjese të banimit një pamje vërtetë fantastike.

BANESA 1 – me sipërfaqe prej 69.5 m2, dhomë për qëndrim ditor me kuzhinë, një dhomë fjetjeje, banjën dhe dy ballkone.

BANESA 2 – me sipërfaqe prej 67.5 m2, me pamje nga deti, dhomë për qëndrim ditor, dhomë gjumi, banjë dhe një ballkon të madh me mbi 18 metra sipërfaqe.

BANESA 3 – me sipërfaqe prej 70 m2, ka pamjen nga deti, dhomën qendrore me kuzhinë dhe një dhomë gjumi, si dhe një ballkon prej 8.13 metrash.

BANESA 4 – me sipërfaqe 61 m2, ka pos dhomës qendrore me kuzhinë edhe një dhomë gjumi si dhe dy ballkon me sipërfaqe të përgjithshme prej më se 15.30
metra.

Brenda objektit janë edhe garazhet për vetura në pjesën e podrumit, dera kryesore e të
cilave mbyllet me telekomandë. Përmes ashensorit kanë lidhje të drejpërdrejtë me katet
e banimit.

Për çdo pyetje që keni për banesat, na shkruani dhe ne do të ju kontaktojmë dhe do të ju njoftojmë në mënyrë të detajuar.

Objektet e banimit