«Dëshirat tuaja janë sfida për ne!»

• SIGUREIMET & PENSIONET
• KREDI & HIPOTEKAT
• KËSHILLA PËR TATIME

Teuta-Kerhani

Teuta Kerhani- Rifati,
drejtuese e firmës Fenix Consulting GmbH

Fenix Consulting GmbH

Në sferën e sigurimeve shoqërore në përgjithësi dhe shëndetësore në veçanti, viteve të fundit janë angazhuar edhe femrat shqiptare. Madje, disa sosh edhe me firma të pavarura, siç është edhe Teuta Kerhani-Rifati e cila zotëron firmën «Fenix Consulting GmbH», që merret me veprimtarinë në nomenklaturën e sigurimeve. Pas emigrimit në Zvicër, Teuta iu përvesh punës dhe përfundoi shkollimin e lartë në lëmin e ekonomisë, e më vonë, pa shkëputje nga puna, kreu edhe shkollimin e lartë në lëmin e financave IAF, si dhe seminare përkatëse nga fusha e sigurimeve. Këtë veprimtari në lëmin e sigurimeve Teuta e filloi që në vitin 2000, kur edhe startoi me «Fenix-in», për të vazhduar pastaj me firmën «Confidutia GmbH», me 11 të punësuar dhe me dhjetëra bashkëpunëtorë të jashtëm. Me punën e saj me përkushtim në këtë fushë ajo e ka fituar besimin e pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës. Zyrat e firmës «Fenix Consulting GmbH» gjenden në Seebach të qytetit të Cyrihut.

Për çdo pyetje që keni për banesat, na shkruani dhe ne do të ju kontaktojmë dhe do të ju njoftojmë në mënyrë të detajuar.

Fenix Consulting GmbH